Lirike Hasani nga Bujanoci shpërblehet në aktivitetin "Kartolinë nga biblioteka e shkollës së Serbisë"
Lirike Hasani, nxënëse e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc ka zënë vendin e dytë në një konkurs të fotografisë në Beograd, shkruan Titulli.com.Ajo kishe një konkurrencë të fort ndërsa u shpërblye nga organizatori Shoqata e Bibliotekave Shkollore të Serbisë me emrin “Kartolinë nga biblioteka e shkollës”.
“Ishte një konkurrencë e madhe, por talenti i Lirikës edhe njëherë gjatë këtij viti shkollor, deri më tani, u shpërblye nga organizatorët. Suksese Lirika”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme në Bujanoc.
Nxënësit e kësaj shkolle marrin pjesë npër aktivitet të ndryshme garuese shkollore mirëpo nga inspektorët arsimorë është vlerësuar se niveli i mësimdhënies është në nivel jo të kënaqshëm./Titulli.com/